Flash News

Ditari i Opozitës

Kraja: Shqipëria e sotme për shkak të axhendave të Sorosit ka bërë që procesi të jetë problematik

Kraja: Shqipëria e sotme për shkak të axhendave të Sorosit

Drejtori i kabinetit të kreut të PD-së, Akil Kraja tha se Shqipëria e sotme për shkak të axhendave të Sorosit ka bërë që procesi zgjedhor të jetë shumë problematik.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Kraja solli shembullin e zgjedhjeve që u zhvilluan në Kosovë dhe tha se nëse do të ishim në kushtet e një gare të lirë, Rama do të humbte.

“Duhet të kuptojmë një koncept, Kosovë-Shqipëri. Shqiptarët kanë harruar  që shtet-formimi ynë është paguar me gjakun e paraardhësve tanë dhe mbase ju duket e largët, sepse tranzicini apo komunizmi ka bërë që çdo gjë të tregtohet.

Tregtarët e kombit janë ata që janë pasuruar në kurriz të tij, ata nuk janë opozitarë dhe Kosova këtë sakrificë e ka më të freskët, e ka më të gjallë e për pasojë përqafimi i vlerave demokratike është shumë herë më i fortë.

Shqipëria e sotme për shkak të axhendave të Sorosit, axhendat e shpopullimit apo tjetërsimit të traditës, kulturës apo familjes, ato që janë në themel të këtij identiteti ka bërë që procesi sot në Shqipëri të jetë ky që është sot, shumë problematik.

Pika e dytë, sa i përket qeverisë teknike, PD kurrë nuk është tërhequr nga ky parim, kjo është diçka që do të bëhet dhe unë besoj që edhe vetë si demokrat do e kërkoj që të bëhet një element në Kushtetutën që uroj që të përmirësohet në vitet në vijim teksa PD do vijë në pushtet pas 11-majit.

Pamundësimi apo mosrealizimi i saj tregon se beteja jonë shumë dimensionale, ka qenë drejt partnerëve ndërkombëtarë, por edhe faktorit kushtetues lokal kombëtar.

Kjo është thjesht një provë e radhës për të dëshmuar se sa urgjente është largimi i Ramës, se sa t  ëvshtirë e ka që ai të fitojë në kushtet e një gare të lirë siç ndodhi në Kosovë”, tha Kraja.

Të fundit