Flash News

Ditari i Opozitës

Krerët e SPAK në SHBA, Noka: Mesazh i qartë kundër korrupsionit

Krerët e SPAK në SHBA, Noka: Mesazh i qartë kundër

Një takim i nivelit të lartë mes drejtuesve të SPAK dhe zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë në Uashington ka nxitur reagime politike në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, bisedimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke komentuar këtë zhvillim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, e interpretoi atë si një sinjal të fortë nga SHBA.

Sipas tij, prania e krerëve të SPAK në Uashington dërgon një 'mesazh të qartë' se lufta kundër karteleve dhe korrupsionit është prioritet absolut. 'Rrethi i Narkosit po i ngushtohet nga të gjitha anët', deklaroi Noka, duke theksuar se presioni ndërkombëtar po rritet.

"Departamenti amerikan i Drejtësisë thërret në SHBA prokurorët e SPAK, për kartelet dhe korrupsionin në Shqipëri.
SHBA jep një mesazh të qartë:
Lufta kundër karteleve dhe korrupsionit është prioritet. Rrethi i Narkosit po i ngushtohet nga të gjitha anët", shkruan Noka në rrjetet sociale. 

Krerët e SPAK në SHBA, Noka: Mesazh i qartë kundër

Të fundit