Flash News

Ditari i Opozitës

Kreshnik Çollaku rikonfirmon bashkimin me Berishën: Nuk jam i gatshëm ta refuzoj një dorë të shtrirë

Kreshnik Çollaku rikonfirmon bashkimin me Berishën: Nuk jam i

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka rikonfirmuar bashkimin me Berishën.

Çollaku shkruan në Facebook se nk është i gatshëm të refuzojë dorën e shtrirë dhe se duhet paqe e bashkim. Ai thekson se ky bashkim duhet të shtrihet përtej një ose dy deputetëve.

Postimi:

Ngjan si nje dore e shtrire per paqe e bashkim,qendrimi i djeshem i (ish Rithemelimit) sot kryesia e PD.

Une si deputet i PD,rreshtuar ne pozicione te kunderta me ish Rithemelimin keto tre vite..,nuk jam i gatshem ta refuzoj nje dore te shtrire per paqe e bashkim,te pakten jo pa e provuar vertetesine e saj.

Por ceshtja e bashkimit te PD, nuk eshte ceshtje e bashkimit te nje apo disa deputeteve.

Ceshtja e bashkimit te PD eshte nje sfide qe duhet ,nese mundet te beje bashke dy realitete te tera njerezore,te ndara brenda PD.

Keto nuk jane masa amorfe njerezish,por nje strukture e tere njerezore e organizuar,nga te dy palet.

Sfida eshte qe keto dy realitete, here te ndryshme e here te kunderta te behen bashke.

Ideja e nje Fraksioni te strukturar brenda PD, edhe pse per here te pare si eksperience ne historine e pluralizmit ne Shqiperi..,mund te jete nje Opsion qe duhet eksploruar seriozisht.

Nje Fraksion i strukturuar nga qendra deri ne njesine e e fundit organizative ne krejt territorin..,eshte nje mundesi e mbase mundesia e vetme per te garantuar Bashkegzistence te realiteteve te ndryshme dhe te kunderta,duke ruajtur parimet e qendrimet e seciles pale ne dinjitet e integritet,nen flamurin e Partise Demokratike.

Une mendoj se paqes dhe bashkimit ne PD i duhet dhene nje shans,dhe dores se shtrire i duhet pergjigjur me dore te shtrire.

 

Të fundit