Flash News

Ditari i Opozitës

Kreshnik Çollaku: Unë kam refuzuar këdo që më kërkon të braktisë PD

Kreshnik Çollaku: Unë kam refuzuar këdo që më

Deputeti Kreshnik Çollaku ka reaguar sërish pasi u distancua nga Lulzim Basha.

Me një postim në Facebook, Çollaku shkruan se nuk ka braktisur askënd, por ka refuzuar ata që i kanë kërkuar të braktisë PD-në.

Çollaku shton se në PD duhet të gjendet mundësia për bashkekzistencë dhe se kundërshtia ndaj kryetarit, nuk do të thotë kundërshti ndaj PD-së.

“Une nuk kam braktisur askend, une kam refuzuar kedo qe me kerkon te braktise PD.

Une besoj se PD duhet te jete parti me e madhe se cdo kryetar.

Une besoj se ne PD duhet te gjejne mundesi bashkekzistence dhe ata qe mbeshtesin nje kryetar dhe ata qe e kundershtojne nje kryetar.

Une mendoj se kundershtia ndaj nje kryetari nuk mund te kthehet ne kundervenie ndaj PD.

Une mendoj se per te zhvilluar dhe fuqezuar PD, dialogu, debati dhe perballja duhet te ndodhe me dinjitet brenda PD,jo duke e braktisur PD.

Kjo kerkon realizem, arsye te ftohte, mendje te hapura dhe pak idealizem nga kushdo”, shkruan Çollaku.

Të fundit