Flash News

Ditari i Opozitës

Kreshnik Çollaku: Vjosa Osmani u sulmua nga shpura baltëhedhëse e Ramës, të vertetat nuk mbulohen dot

Kreshnik Çollaku: Vjosa Osmani u sulmua nga shpura baltëhedhëse
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se kryeministri Edi Rama ka nxjerrë ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin dhe Sekretarin e Përgjithshëm Taulant Ballën për të sulmuar Presidenten në detyrë Vjosa Osmanin dhe Kosova.

"Si të mos mjaftonte sjellja me e shemtuar e ndonje qeveritari ne historine e shtetit shqiptar,me boikotimin e turpshem te fjales se presidentes se Kosoves ne parlamentin shqiptar,Rama paska nxjerre sot Taulantin e Toyota Yaris dhe Elisen e Doganave te sulmojne Vjosa Osmanin e permes saj Kosoven", shkruan Çollaku.

Çollaku ngre një sërë pyetjesh, për raportin e Ramës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ai shton se kryeministri ka investuar në pastrimin e figurës së Vuçiçit, duke punuar kundër interesave të Kosovës.

"A ka shqiptar qe nuk e di qe Rama u investua personalisht ne pastrimin dhe rehabilitimin e figures se Vucic nga zedhenes i kasapit te Ballkanit ne nje individ qe punoka per paqen e harmonine ne Ballkan.

A ka njeri qe nuk mban mend se si Rama fyente ne krah te Vucic lidershipin e Kosoves ? A ka shqiptar qe nuk kujton padine ndaj Haradinajt? A ka shqiptar qe nuk kujton fyerjet ndaj Albin Kurtit?

A ka shqiptar qe nuk kujton qe Carl Bildt dhe Sonja Biserko e akuzonin dhe denonconin publikisht si ideator e mbeshtetes te Ndarjes se Kosoves ?

A ka shqiptar qe nuk e di se trau qe vendosi Rama ne rrugen e Kombit pengon zhvillimin e levizjen e lire mes dy shteteve te te njejtit komb?", thotë ai.

Sipas tij kjo faktohet me vendosjen e traut në rrugën e Kombit, idenë e ndarjes së Kosovës, ndërsa shton se të vertëtat që tha Vjosa Osmani nuk mund të cënohen.                                                                                                                                                                                "Nuk ka Taulant me Yaris e as Elise dogane as gjithe shpura baltehedhese e Rames qe mund te cenoje e mbuloje te vertetat e Kosoves dhe te shqiptareve qe aq qarte Vjosa Osmani tha ne Tiranë", përmbyll reagimin e tij Kreshnik Çollaku.

 

Të fundit