Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i FRPD: I riu që shiste ikona të vjedhura në Paris i fton të rinjtë të mos e ndalin eksodin!

Kreu i FRPD: I riu që shiste ikona të vjedhura në Paris i fton

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka ironizuar një deklaratë të kryeministrti Edi Rama dje gjatë një takimi me të rinj aspirantë të administratës publike, ku tha se 'të thuash jam nga Shqiëpria, je sexy'. 

Në rrjetet sociale, Xhaferri tha se me deklarata të tilla Rama, i cili në rininë e tij shiste ikona të vjedhura në Paris, i fton të rinjtë të mos e ndalin eksodin. 

"Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinj aspirantë të administratës publike, sërish nuk e ndali përçmimin ndaj të rinjve shqiptar që i ka detyruar të braktisë vendin, madje i nxit të mos e ndalin e eksodin.
Edi Rama që në rininë e tij shiste ikonat e vjedhura në objektet e kultit në Shqipëri poshtë urave në Francë nuk e ndal gjuhën përçmuese e seksiste ndaj të rinjve pasi i kujton të gjithë të rinjtë si shpura e të rinjve pa palcë të FRESH që vetëposhtërimin për hir të liderit e kanë në statut.
Ai në vend që të reflektojë për eksodin drastik të rinisë, i fton ata që të ikin jashtë vendit, pasi e di shumë mirë që janë të rinjtë që do firmosin fundin e tij politik.
Me projektet e kanabizimit dhe pastrimit të parave Edi Rama i ekspozoi të rinjtë shqiptar përballë zhvatjes dhe krimit të organizuar, duke bërë që të ketë më shumë të rinj që hynë në burgje se në Universitet.
Do na kesh përballë Edvin pasi opsioni ynë i parë nuk është më mërgimi por përballja dhe rezistenca", shkruan kreu i FRPD. 

Të fundit