Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i FRPD ironizon Ramën: Bosët e krimit në Dubai kanë kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin

Kreu i FRPD ironizon Ramën: Bosët e krimit në Dubai kanë

Kreu i FRPD komentoi operacionin e SPAK, ku ka urdhëruar 50 fletë arreste për personazhe të krimit të organizuar, mes tyre figura që dikur i përkisnin jetës politike, dhe strukturës së policisë së shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferri ironizon kryeministrin Rama duke i thënë se bosët e krimit të organizuar që janë strehuar në Dubai kanë kërkuar një interpelancë urgjente me të për t'i kërkuar llogari për premtimet pambajtura. 

"Bosët e krimit të organizuar që janë strehuar në Dubai, pasi Shqipëria nuk është më një bazë e sigurt për ta, kanë kërkuar një interpelancë urgjente me Edi Ramën, për ti kërkuar llogari për premtimet pambajtura. 

Ata e quajnë pabesi operacionin e fundit të SPAK për faktin se njerëzit e tyre janë njoftuar nga policia e Ballës vetëm një javë para për nisjen e operacionin dhe jo një muaj para siç e kanë pasur në kontratën parazgjedhore me Rilindjen. 

Edi Rama është në pushtet falë votës dhe kontributit të Diasporës së Dubait, e cila mesa duket  është e vendosur të rishikojë kontratën me kreun e narkoshtetit, 

Ky takim i kërkuar me ngulm nga Diaspora e Dubait pritet të prishë të gjithë turin e takimeve të Boratit Surrelit me patronazhistët në Itali e Gjermani.

Me aktivitetin solemn të Diasporës së Dubait Edi Rama ka caktuar të merren Don Agaçio i Roskovecit dhe Taulant Balla i Dragostunjës, si dy ndër njerëzit e tij të besuar", shkruan Xhaferri. 

Të fundit