Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i koalicionit Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut takon Bashën, detajet ç’u diskutua në selinë blu

Kreu i koalicionit Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e

Kreu i koalicionit Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe Alternativa, Ziadin Sela ka zhvilluar një takim sot me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu në Tiranë.

Sela ka treguar se në fokus të këtij takimi ka qenë diskutimi kriza me pandeminë, situata politiko-ekonomike, procesi i integrimit në BE etj.

“I shoqëruar nga Sekretari Gjeneral Arben Taravari dhe Nënkryetari Vullnet Ferati qëndruam në Tiranë ku u  pritëm nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Takimi u realizua në një atmosferë vëllazërore,kurse temë diskutimi patëm tema të shumta, siç është kriza me pandeminë̈,situata politiko-ekonomike proçesi i integrimit në BE etj.

Fillimisht e njoftova nikoqirin Basha për ecurinë e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut me çrast Basha na uroi për rezultatin e shkëlqyer të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Së bashku u pajtuam se e vetmja rrugë për të dy vendet tona është anëtarësimi në BE,gjithashtu u shprehëm gatishmërinë për të ndihmuar këtë proçes shumë të rëndësishëm me çrast u pajtuam se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e rajonit drejtë anëtarësimit të plotë në BE.

Takimi që patëm me Kryetarin e PD-së Basha ishte në vazhdën e takimeve dhe bashkëpunimit të rregullt mes dy subjekteve politike”, deklaron deputeti shqiptar.

Të fundit