Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i PD Roskovec kallëzon në SPAK kryebashkiaken: Ka shkelur barazinë në tendera

Kreu i PD Roskovec kallëzon në SPAK kryebashkiaken: Ka shkelur

Kryetari i Partisë Demokratike, Emels Xhaxhaj ka depozituar në SPAK një kallëzim për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi.

Xhaxhaj e akuzon Bufin për abuzime me tenderat në vitin 2021, kur sipas tij Bufi nuk ka bërë garë të ndershme me kompanitë kandidate. Demokrati u shpreh se fitues të tenderave zgjidhen gjithmonë njerëzit pranë kryebashkiakes ose ata që kanë blerë vota për Bufin.

“Janë bërë shkelje në pabarazi në garë, ku kryetarja e bashkisë nuk ka bërë garë të ndershme, por ka zgjedhur si fitues gjithmonë njerëzit e vet që janë pranë bashkisë, që punojnë aty për kryetaren e bashkisë, që bëjnë pazare dhe blejnë vota për kryetaren e bashkisë dhe këto janë tendera preferenciale”, u  shpreh Xhaxhaj.

 

Të fundit