Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i Policisë së Tiranës deklaroi të kundërtën, Basha e mohon: Nuk e thirra unë policinë në 8 janar

Kreu i Policisë së Tiranës deklaroi të kundërtën,

Kreu i PD Lulzim Basha mohon se ka ka kërkuar ndërhyrjen e policisë në protestën e 8 janarit.

Duke folur për ‘News 24’, Basha thotë se policia është thirrur nga deputetë dhe përfaqësues politik që ndodheshin në sallën ngjitur me të, në momentin kur mbështetësit e Berishës kishin rrethuar selinë e PD.

Çdo qytetar e di që Policia e Shtetit paguhet nga taksat e shqiptarëve për të ndërhyrë kur konstaton shkelje të ligjit. Përveç kësaj, jo nga unë por nga deputetë dhe përfaqësues politik që ndodheshin në sallën ngjitur me mua këtu, ka pasur njoftime për dhunën sepse ka pasur njerëz të lënduar dhe brenda në sallë, nga dhuna dhe nga gazi, dhe nga gjithçka tjetër. Gjithçka është një alibi.

Ndërkohë që kishin dalë deklaratat e kancelarive, Policia ende kërkonte shkak për të ndërhyrë apo të mos ndërhyrë. Donte që skenari i gjakderdhjes të shkonte deri në fund. Nuk e kam thirrur unë Policinë. Pjesë e skenarit të Ramës dhe Berishës është që ta vazhdojnë këtë valle sikur këtu ka dy palë, janë njësoj të përfshira, etj etj”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se ditën e protestës, ndryshe deklaroi kreu i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika kur u pyet nga gazetarët se nga kush u kërkua ndërhyrja.

Panganika tha se kanë ndërhyrë pas kërkesës me telefon nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike.

“Hyjmë në momentin kur e pamë që rrezikohet jeta. Pati një kërkesë nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike me anë të telefonit”, deklaroi Panganika për mediat në 8 janar.

 

Të fundit