Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i ri i SPAK/ Berisha: U zgjodh sipas Kushtetutës, jo si pararendësi i tij

Kreu i ri i SPAK/ Berisha: U zgjodh sipas Kushtetutës, jo si

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi për herë të parë zgjedhjen e Klodjan Brahos si kreun e ri të SPAK ditën e djeshme. 

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Braho u zgjodh në përputhje me Kushtetutën dhe në dallim të madh nga pararendësi i tij, Altin Dumani që sipas tij ishte jo kushtetues. 

 Berisha: Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo.

I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, ç’ka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë.
Kështu është. Ishte një zonjë aty, ajo nuk shkoi vetë aty. Aty në KLP e dërgoi komisioni i Skapit, shkoi atje dhe dy-tre zonja që ishin në KLP nuk menduan t’i jepnin një votë. E nxorën pa asnjë votë.
Këto dy komente kam unë për zgjedhjet e djeshme. U zgjodh në përputhje me Kushtetutën, në dallim të madh nga pararendësi i tij, që nuk ka kushtetutë as ligj, por këtu u zbatua kushtetuta.
Kishin bërë rregulloren vetë për votim të hapur, gjersa kanë rënë dakord, në ujdi. Normal në institucione votimi është i mbyllur, por ata kanë rënë dakord vetë dhe nuk mund të ua diskutojë kush të drejtën për të vendosur si të votojnë.

Të fundit