Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu i ri i SPAK, Meta: Drejtësia nuk është çështje emri apo diplomatësh

Kreu i ri i SPAK, Meta: Drejtësia nuk është çështje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumani.

Duke folur në emisionin “Pa Censurë” në RTSH Meta tha se do ta gjykojë kreun e ri të SPAK nga rezultatet.

“Koha do të tregojë se cilat do të jenë rezultatet që do të arrihen, por, në çdo rast, duke e njohur mirë reformën në drejtësi, si ish kryetar parlamenti dhe si ish president, kam vënë re që reforma u shndërrua në një Ramaformë.

Edhe drejtësia e re që pritej të ishte e pavarur, edhe në respekt të konsensusit që u arrit në parlament, përmes ligjeve antikushtetuese, përmes shkeljeve të kushtetutës, përmes kontrollit të vetingut, mori formën e Ramës, pra Ramaformë”, tha Meta.

 

Të fundit