Flash News

Ditari i Opozitës

Kreu një ndërhyrje kirurgjikale, Kryemadhi tregon problemin shëndetësor që e mbajti prej javësh larg publikut

Kreu një ndërhyrje kirurgjikale, Kryemadhi tregon problemin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka treguar arsyen e mosprezencës së saj në publik gjatë kohëve të fundit. Në një intervistë për “Kjo Javë” në News 24 Kryemadhi shprehet se shkak për këtë janë bërë disa komplikacione shëndetësore.

Sipas Kryemadhit, mungesa e komunikimeve publike nga ana e saj kishte ardhur si pasojë e një operacioni për heqjen e bajameve.

“Duke qenë edhe fundjavë po e ndaj me ju këtë lajm. Para 3 javësh kam hequr bajamet, që nuk hiqen në këtë moshë, por e bëra se isha e detyruar ndaj edhe më është dashur pak kohë të rikuperohem. Avantazh i mirë është që kemi humbur disa kilogramë sepse nuk hamë dhe nuk pimë, por fatmirësisht tani kam efekt të mirë në organizëm”, ka thënë Kryemadhi, duke treguar se për këtë arsye edhe nuk mund të fliste.

Të fundit