Flash News

Ditari i Opozitës

Krijimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar, Noka: Do t’i përgjigjemi Ramës me çdo formë e armë

Krijimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar, Noka: Do

Partitë opozitare firmosën sot marrëveshjen për krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar. Marrëveshja mes partive ka dy prioritete kryesore: garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, si edhe nevoja për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka përshëndeti krijimin e federatës teksa tha se kjo marrëveshje dëshmon lartësinë në të cilën ndodhet opozita, përballë regjimit Rama.

Noka i bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës kombëtare të 20 shkurtit.

“Dua të përshëndes në emër të PD 3 iniciatorët për krijimin e këtij fronti të bashkuar opozitar. Kjo vjen në një moment të vështirë e delikat të vendit dhe demokracisë. Kjo dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rendë politike e jo vetëm, që regjimi i Ramës ka fut Shqipërinë. Bashkimi i opozitës në përputhje dhe respekt të votës që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Bashkimi opozitës po ndodh disa ditë para protestës së madhe të ftuar nga PD, tashmë nga opozita.

Bashkimi që ndodh është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit. Është sinjal për Ramën se ne përpjekjeve të tij për të rrëzuar pluralizmin do ti përgjigjemi në cdo formë e mënyrë, e më cdo armë të mosbindjes civile. Bashkimi i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit. Bashkimi e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e SHQIPËRISË. Bashkimi është nevojë kombëtare”, deklaroi Noka.

Të fundit