Flash News

Ditari i Opozitës

Krijimi i ministrisë së re, Bumçi: Nuk ka ministra, por një sulltanat

Krijimi i ministrisë së re, Bumçi: Nuk ka ministra, por

Anëtari i Kryesisë, Aldo Bumçi, ka komentuar krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

I ftuar në News24, Bumçi tha se e gjitha është çështje luksi, ndërsa thekson se në Shqipëri është vendosur një regjim autoritar.

Bumçi tha se nuk ka ministra, por një sulltanat që emëron drejtorë dhe i heq kur të dojë.

“Unë besoj se kjo temë është një luks, pasi në një vend që është vendosur një regjim autoritar. Ka rënë sistemi i drejtësisë, është një sistem i kapur ose në kolaps. Partisë më të madhe opozitare i qëndron emri në gjykata dhe zgjedhjet kanë rënë. Në këtë realitete të diskutosh për këtë është luks, nuk është fare çështje në këtë Shqipëri, ku njerëzit nuk kanë, mundësi të marrin në dorë fatin e tyre, ekonominë e tyre.

Në radhe të parë kemi hyrë në vitin e 11-të të qeverisjes së Ramës, ku nuk ka ministra, por kryeministër dhe drejtorë. Financat janë në të gjithë botën shtyllë e qeverisë, këtu nuk ka ministra, por një sulltanat që emëron drejtorë dhe i heq kur do. Së dyti, shkrirja e ministrive me ministri të tjera, e shëndetësisë me mirëqenien sociale është gabim i madh. Pse? Kemi të bëjmë me një administratë tejet të dobët, e cila është dëmtuar më shumë me qeverisjen e Ramës”, u shpreh Bumçi.

Të fundit