Flash News

Ditari i Opozitës

‘Krisje’ mes tij dhe Metës? Berisha rrëzon pretendimet: Kam vetëm një qejfmbetje me të

‘Krisje’ mes tij dhe Metës? Berisha rrëzon pretendimet:

Zgjedhja e Presidentit të ri kërkonte edhe miratimin e Ilir Metës, si president aktual i vendit. Nga Stambolli, Meta dekretoi lirimin e Bajram Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke i hapur rrugë votimit të tij si President.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Presidenti nuk mund të firmosë dekrete, ndërsa Meta u shpreh se nuk donte t’i bëhej pengesë procesit. Sot, pas takimit me përfaqësues të biznesit, Berisha tha se nuk ka asnjë qejfmbetje me Metën, përpos faktit se nuk mund ta firmoste dekretin jashtë vendit.

Sa i përket deklaratës së Monika Kryemadhit, që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, Berisha tha se është i kursyer në këtë drejtim, duke lënë të kuptohet se nuk ka ‘krisje’ mes tij dhe Metës.

“Unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda. Si frymë pastaj ka diskutim. Të vetmen qejfmbetje që kam, do doja ta kishte shtyrë në raundin e pestë dhe shanset për raundin e pestë nuk ishin të vogla. Gërma e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër”, u shpreh Berisha.

Të fundit