Flash News

Ditari i Opozitës

Kriza, çmimet, nafta dhe energjia/ Pikat kryesore të tryezës së Berishës me ekspertët

Kriza, çmimet, nafta dhe energjia/ Pikat kryesore të tryezës

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një tryezë bisedimi me ekspertë të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, ku u diskutua rreth krizës që ka prekur shqiptarët për shkak të rritjes së çmimit të naftës, si dhe planit të qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike.

Berisha: Rama e konsideron energjinë si një mjet terrori ndaj shqiptarëve

“Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-shin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë. Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri, me dokumente, ka blerë energji me 250 euro megavatin, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blejnë energji me 520 euro, kur në bursë shitet me 410 euro”.

300 mijë ton naftë kontrabandohen me lejen e  qeverisë

"Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri është 0.9 lekë. Ua shet qytetarëve me 95 lekë, 98 herë më shumë. Ia shet biznesit me 200 e ca lek. Janë 300 mijë ton, që kontrabandohen, por si? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që të futet në arka bananesh. Është i njohur zinxhiri. Ka pronar peshkarexhash që bëjnë kontrabandë nafte. Vetëm njëri ka 3 të tilla që kontrabandën naftë që i shkarkon lirshëm dhe thuhet se e takon periodikisht kryeministrin. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të qeverisë.”

Eno Bozdo: Shteti ka 200 milionë euro borxhe për mospagesa energjie

"Këto 10 vite në sektorin energjetik, janë falsifikime të rënda të sektorit energjetik. Kjo qeveri erdhi duke propaganduar në luftën kundër informalitetit dhe dhunës mbi familjarët për mbledhjen ne detyrimeve, duke dëgjuar lajmet për veshin e njerëzve të thjesht i duket sukses. Por duke parë që të treja kompanitë shtetërorë ndodhen në krizën më të madhe ekonomike që nuk ka ndodhur kurrë që nga viti 1990.

Vetëm një kompani ka borxh në operatorë të tretë mbi 650 milionë euro.

Mbi 200 milionë euro janë borxh institucionet shtetërore në operatorin energjetik. Qytetarit të thjesht i hipet në kurriz, ndërsa vetë shteti ka miliona euro borxhe.”

Eksperti, Albert Nasto: Biznesi harxhon 50% të fitimit vetëm për të paguar energjinë elektrike

"Jemi vendim me karburantin më të shtrenjtë, 4-5 në botë. Janë gati 9 taksa mbi karburantin. Sot paguajmë gati 1260 lekë për litër karburant, gjë që nuk ndodh askund. Në një kohë kaq të rëndë krize dhe dalje nga pandemia me forcat e veta të biznesit të vogël dhe të mesëm, nuk u bë asnjë favorizim. Në shumë vende u hoqën disa taksa dhe u stimulua biznesi me ndërhyrje direkte financiare. Në Shqipëri nuk e luajti kush as qerpikun, për çështjen e karburantit.

Sa paguajnë bizneset në Shqipëri? I kemi ndarë në 4 kategori biznesesh që paguajnë sot energjinë elektrike.

Kategoria e parë harxhon, çdo biznes, edhe ai i veshmbathjeve, paguan nga 1.8 deri në 2.6 milionë lekë për energjinë elektrike, në vit.  Në kategorinë e dytë fusim, bar kafet, restorantet, fast food, etj. Këta paguajnë nga 8 deri në 15 milionë lekë energji në vit. Kategoria e 3-të e bizneseve paguan nga 15-25 milionë lekë në vit. Është një shumë e papërballueshme. Kategoria e katërt paguan nga 30-60 milionë lekë në vit. Çdo biznes paguan qeverinë shqiptare. Kategorinë kryesore e zënë bizneset, kafenetë, restorantet, fast-food, etj. 35 deri në 50 % të fitimit të tij, biznesi e paguan energji elektrike".

Fatbardh Ademi, Industria e gazit dhe naftës: Shqipëria është një vend naftëmbajtës me një histori të gjatë

“Në naftë janë dy industri që operojnë, Apstream që ka të bëjë me kërkimin dhe Doënstrem që është rafinimi dhe prodhimi. Në vitet e fundit kjo situatë ka ndryshuar në mënyrë drastike, kërkimi dhe prodhimi ka pasur një ulje dhe ngritje të saj nga represioni i qeverisë ku do të duhej që kjo të ishte konstante.

Shqipëri ka edhe një karakteristikë tjetër pasi janë nafta të rënda që kanë edhe një kosto të lartë nxjerrje por sidoqoftë kjo nuk justifikojnë ecurinë që ka pasur prodhimi i naftës. Prodhimi ka rënë në mënyrë drastike pasi e reflektoj këtë situatë sepse kërkohet investime për ta kryer këtë, kjo tregon dhe një situatë të dëshpëruar në industrinë e naftës. Organizimi institucional është në kaos dhe nga marrëveshjet e hidrokarbureve që shteti përfiton përfundojnë në gropë e zezë tu Albpetrol dhe drejtorët që vendosen në krye të saj  nuk kanë lidhje me naftën.”

Eduard Elezi, ekspert për energjinë: 90% e konsumit të biznesit është konsumi me çmim të rritur

“99% e konsumit është energji elektrike, pasi çdo biznes me të punon, sepse nuk kemi alternativë gazi. Çfarë ka ndodhur tjetër? KESH ka lidhur një kontrantë për të sjellë dy anije moto-gjeneratorë dhe nuk janë TEC-e. Është një kontratë e KESH. Këto anije kanë një qira që për 2 vjet shkon 70 milionë euro. Ata konsumojnë një naftë D-2, dhe këtu është e ndaluar të përdoret. Bashkë me naftën shkon një kosto prej 700 milionë eurosh në total.

Pse KESH nuk mbaron atë defekt që ka TEC-i i Vlorës. E dyta, pse nuk ndërtohet një TEC i ri afër gazsjellësit. Me 70 milionë euro qira, mund të ndërtohet një TEC afër 100 mega, aq sa është i Vlorës.

Energjia e rinovueshme me panele diellore, ashtu siç janë indiciet e BE, që është përparësi tani edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Nuk është dhënë asnjë leje. Ka miratime paraprake. Shkon ministrja bën shou televiziv. Diku nga 20 mega të ndërtuara në Fier, nuk ka asnjë leje tjetër.  Në këto kushte ku jemi, ku do ta shesin këtë energji. Këta nuk janë transperentë. KESH ka hapur një tender për të blerë platformën për të bërë tenderat e energjisë. Dështoi në shkurt. Çfarë bën këta, ndërtuan një platformë që nuk është transparente.”

Të fundit