Flash News

Ditari i Opozitës

Kriza në PD, Balliu: Basha nuk largohet se paguhet për të mbajtur vulën e partisë

Kriza në PD, Balliu: Basha nuk largohet se paguhet për të mbajtur

Ish deputeti, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se Lulzim Basha është një 'hiç' dhe linja e tij ka për qëllim një opozitë fasadë që t'i shërbejë Edi Ramës.

Duke folur në Syri.tv Balliu shtoi se Basha qëndron në Partinë Demokratike sepse paguhet për të qëndruar aty dhe për të mbajtur peng vulën e selisë blu.  

Ai habitet për votat që merr, do ketë pritur më pak. Ata e dinin rezultatin që do të merrnin. Nuk gjenin dot komisionerë, numërues. Lul Basha është njeri i shitur dhe peng i marrëveshjeve të errëta kriminale.”-tha Balliu.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu tha se Basha vazhdon misionin që i ka caktuar Edi Rama. Balliu deklaroi se ka vetëm një zgjidhje për të zgjidhur krizën në PD, vota.

"Sot ka një krizë të madhe në PD. I dha mundësinë Ramës të mbajë peng pesë nga gjashtë qytetet që ishin në zgjedhje më 6 mars. Demokratët arritën ta marrin Shkodrën. Qytetet e tjera janë peng të kthetrave të krimit të organizuar të përfaqësuar nga pushteti i Edi Ramës. Nëse duam të mirën e këtij vendi, duhet bashkimi. Bashkimi nuk vjen me kushte, nuk fillon me fjalën largim. Një zgjidhje ka, ajo është vota. Kush fiton, drejton. Kjo është demokracia. Stilet putiniste që të caktosh garuesit, i bie të paracaktosh fituesin."-tha Balliu.

Ndër të tjer Balliu tha se 6 marsi vërtetoi se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim dhe vendimet e atij Kuvendi janë legjitime. Balliu theksoi se shkarkimi i bërë në atë kuvend ndaj Lulzim Bashës, është legjitim.

"U bë legjitim ky vendim nga vota e qytetarëve. Në këtë aspekt s'kam pse merrem me lojërat e Bravës, një nënpunësi të Edi Ramës."-tha Balliu.

 

 

Të fundit