Flash News

Ditari i Opozitës

Kriza në PD/ Balliu: Berisha është shumicë! Të shtunën miratojmë ndryshimet e Statutit

Kriza në PD/ Balliu: Berisha është shumicë! Të

Ish-deputeti Klevis Balliu e ka konsideruar Kuvendin e 30 prillit si më seriozi dhe koherenti me zhvillimet politike që po ndodhin në vend.

I ftuar në ‘News 24’, Balliu thotë se të shtunën miratohen ndryshimet e statutit, ndërsa shton se është vërtetuar që Berisha ka shumicën në PD.

Kuvendi i 30 prillit bëhet në bazë të Statutit ku do të bëhen ndryshimet në të. Është një nga Kuvendet më seriozë dhe koherentë me realitetin politik në vend. Çdo demokrat, deputet të bëjë detyrën e tij duke parë pjesë në të i cili ka për mision organizimin e partisë kundër qeverisë. 

Kuvendi nuk u shty për 6 marsin. U shty sepse ka pasur një kërkesë të tillë. Nuk e shtyjmë dot pafundësisht. PD duhet të ketë institucione e kryetar. Flasim për çështjen e shumicës. Është vërtetuar që Berisha ka shumicën. Pse vazhdojmë merremi me këtë. A mundet Rama me nje pakicë.

Nuk ka sens logjik e politik. Berisha është institucion, një Facebook mbroj kufijtë e Kosovës. Nëse Berisha është shpallur non grata se ka denoncuar, ka mbrojtur interesat tona kombëtare, turp për ata.- tha Balliu.

 

 

Të fundit