Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetja e PD: Basha dhe Berisha të kontribuojnë për bashkimin, demokratët të hyjnë në dialog pa kushte

Deputetja e PD: Basha dhe Berisha të kontribuojnë për bashkimin,

Një ditë pasi propozoi mbledhjen e grupit të PD-së për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizës, deputetja Ina Zhupa thekson se demokratët duhet të zhvillojnë dialog pa kushte. Ajo shtoi se deputetët nuk duhet të shihen si palë e Bashës apo e Berishës.

Deputetja deklaroi për “A2 CNN” se Sali Berisha e Lulzim Basha duhet të jenë kontributorë të bashkimit të demokratëve dhe të lënë mënjanë retorikat e ndasitë.

Duhet të një hap i parë ku njerëzit flasin hapur. PD-ja ka disa themele që janë fjala e lirë, kemi bërë betejë për fjalën e lirë. Duhet të përgjigjemi në tagrin personal dhe jo si palë e Berishës, apo e Bashës, se në këto kushte nuk zgjidhim asgjë, por të njihemi si njerëz të PD-së. Ky është hapi i pare.

Duhen zhbërë disa gjëra nga të dyja palët që të ketë kompromis për bashkim, por unë jam që Basha dhe Berisha të jenë kontributorë në këtë proces bashkimi. Unë bashkimin e kuptoj me mbledhje, jo me heqje.  

Demokratët duhet të respektohen në zgjedhjet që do të bëjnë, duhet të hyjnë në dialog pa kushte. Retorika nuk na bën mirë për bashkimin. Kam propozuar të takohemi në kryesinë e Kuvendit për të mos mbajtur ngarkesat e asaj selie. Të shmangim edhe retorikën”, u shpreh Zhupa.

 

Të fundit