Flash News

Ditari i Opozitës

“Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor”, Bumçi: Tre eurodeputetë i sollën letër Bashës

“Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor”,

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi ka deklaruar se përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike.

I ftuar në Abc, Bumçi tha se ka një letër të 3 eurodeputetëve për kreun e PD, Lulzim Basha, në të cilën sipas tij i kërkojnë që të pranojë Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Do ju them çfarë është publike. PPE kanë si qëndrim që ne nuk përfshihemi në çështje e brendshme të partive që bëjnë pjesë. Por kanë 3 qëndrime publike, për çështjen e lidhjes së gruas dhe qëndruan kundër veprimeve të zotit Basha.

Kanë qëndrim forumi studentor i PPE për çfarë bëri me FRPD. Dhe ka një letër të 3 eurodeputetëve, eurodeputet gjermanë, eurodeputet  me funksione të larta në EPP dhe një eurodeputeti një vendet e rajonit që i drejtohen Bashës dhe i kërkojnë që të pranojë 11 dhjetorin dhe të bëhet pjesë e ringritjes së PD.

Kriza në PD është zgjidhur me 11 dhjetor nga demokratët. Ne do vazhdojmë betejën kundër Ramës”, tha Bumçi.

Të fundit