Flash News

Ditari i Opozitës

Kriza në PD, Gjekmarkaj: PD nuk mund të transformohet duke iu kundërvënë SHBA-ve

Kriza në PD, Gjekmarkaj: PD nuk mund të transformohet duke iu

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar krizën në Partinë Demokratike në nivele konfrontimi.

I ftuar në Real Story, Gjemarkaj thotë se PD nuk mund të transformohet duke iu kundërvënë SHBA-ve.

E shoh si një luftë mes Lindjes dhe Perëndimit këtë çfarë po ndodh në PD. Është paradoksale që PD sot gjendet në anatemën e SHBA-ve kur ka Berishën të shpallur non grata. PD ka nevojë për rithemelim dhe kam parë që të gjithë ata që në Kuvendin e PD që sot janë kundër thashë gjëra të turpshme.

Në moment që Berisha hodhi poshtë investimin mbi Bashën ka pasur një dualizëm, dora e Sali Berishës ka qenë e fortë. Unë kam qenë mjaft kritik për procesin pas zgjedhjeve. Unë prisja që pas masakrës njerëzit të reagonin, kjo nuk ndodhi. Pashë që Berisha e quajti masakër të shekullit dhe mbështeti Bashën. Befas më 9 shtator Basha u bë armik i demokracisë.

Unë mora vendimin që ndërmjet një Lulzim Bashe që mbështetet nga perëndimi dhe SHBA dhe një Berishe të anatemuar nga ndërkombëtarët të zgjidhja të parin. PD nuk mund të transformohet duke iu kundërvënë SHBA-ve. Ky proces është i kompromentuar. Në stadium të shtunën u hodhën bazat e një organizate anti-amerikane. SHBA në Shqipëri ka marrë vendimet e duhura dhe edhe në këtë moment vendimet nuk janë të gabuara. Kriza në PD është në nivele konfrontimi. Zyrtarët e PD mund të vijnë në PD por jo si përfaqësues të një organizate anti-amerikane. Nëse ata e ndienin veten aq të fortë mund të vinin në Kuvendin e 18 dhjetorit”- tha Gjekmarkaj.

Të fundit