Flash News

Ditari i Opozitës

Kriza në PD, Hoxha: Nëse vazhdojmë kështu, do të mbetemi në opozitë edhe për një dekadë

Kriza në PD, Hoxha: Nëse vazhdojmë kështu, do të

Deputeti demokrat Flamur Hoxha tha se nëse situata në PD vijon kështu, e ndarë në dy palë, atëherë forca politike do të mbetet në opozitë edhe për një dekadë.

Në një intervistë për Report Tv, Hoxha u shpreh skeptik për bashkimin e partisë, duke marrë parasysh edhe deklaratat e anëtarëve të Grupit të Rithemelimit.

“Nëse vazhdojmë kështu ndoshta edhe për një dekadë do jemi në opozitë. Jam skeptik për bashkimin duke parë tendencën e shumë anëtarëve të Komisionit të rithemelimit, që prevalon drejt interesave të ngushta për një parti demokratike”, u shpreh Hoxha. 

Hoxha theksoi se çdo deputetet i PD duhet të heqë dorë nga interesat personale, në mënyrë që partia të bëhet një forcë qeverisëse dhe të rinovohet.

“Nuk gjykoj që grupi parlamentar duhet të përjashtojë nga vetvetja. Çdo deputet duhet të ketë një platformë. Duhet të jemi koherentë në qëndrimet tona,ne bashkë ishim edhe pas 25 prillit, ku secili nga ne nuk mori përgjegjësitë dhe nuk bëmë një analizë për përgjegjësitë tona. Secili prej nesh duhet të largohet nga interesat personale. PD ka patur gjithmonë nevojë që të rinovohet, të jetë përtej interesave personale të atyre të cilët heshtën, dhe nuk dolën mbi veten për t’i dhënë një leksion PD për të qënë një parti e hapur sepse vetëm kështu PD mund të bëhet një forcë qeverisëse”, tha ai.

Të fundit