Flash News

Ditari i Opozitës

Kriza në PD, Koti: Partitë Popullore Europiane negociuan mes palëve, Basha refuzoi

Kriza në PD, Koti: Partitë Popullore Europiane negociuan mes

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti deklaron se ka pasur një ndërhyrje të partive evropiane para kuvendit së 11 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha lidhur me krizën në PD, por ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha, ai i cili nuk i ka pranuar.

Në një intervistë për MCN TV, Koti u shpreh se shpresat ishin që të mos bëhej një kuvend, ndërkohë që lidhur me negocimet sipas deputetes ish-lideri Sali Berisha është treguar më i hapur.

“Në dijeninë time ka pasur edhe ndërhyrje europiane për këtë para kuvendit së 11 dhjetorit. Shpresat ishin që të mos bëhej një kuvend. Është bërë tentativë për ndërhyrjen e tyre, por nuk ka pasur negocime nga Basha. Berisha ka qenë më i hapur”, u shpreh Koti.

Të fundit