Flash News

Ditari i Opozitës

Kriza/ Rama bën fajtor Putinin, PL: Si nuk u lodhe duke vjedhur prej 10 vitesh?

Kriza/ Rama bën fajtor Putinin, PL: Si nuk u lodhe duke vjedhur prej 10

Partia e Lirisë ka reaguar pas deklaratave të shpeshta të kryeministrit Edi Rama, i cili ia adreson krizën në Shqipëri luftës në Ukrainë, e shkaktuar nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi thotë se përgjegjëse është qeveria, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama për vjedhje.

Blushi thotë se socialistët shkatërruan sistemin gjyqësor, energjitik dhe vodhën përmes PPP-ve.

“Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të Kryeministrit Kryehajdut që kërkon t'ia verë “fajin” Putinit për hajdutëritë e tij të njohura botërisht në të gjitha raportet ndërkombëtare.

Pasi shkatërroi shtetin ligjor përmes kapjes për fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve të pavarura, pasi ndërtoi pikërisht modelin putinian të shtetit dhe ekonomisë, "kujtohet" sot që për vjedhjet e inceneratorëve, PPP dhe afera të tjera korruptive t'ia lerë përgjegjësitë Putinit dhe nesër Perëndisë po nuk ra aq shi sa i duhet Kryehajdutit që ta shesë shumë më lirë se në tregjet ndërkombëtare dhe ta blejë prapë shumë më shtrenjtë se në tregjet ndërkombëtare.

Pra të vjedhë edhe në shitje edhe në blerje përveçse në investimet e humbura të OSHEE. Edi, që ti nuk lodhesh së mashtruari kjo dihet se kështu e ke nisur dhe kështu do e mbyllësh. Por si nuk u lodhe duke vjedhur prej 10 vitesh?”-shkruan Blushi në rrjetet sociale.

Të fundit