Flash News

Ditari i Opozitës

Krizë për mësues dhe pagat e pedagogëve/ Boçi dhe Gjekmarkaj ngrejnë shqetësimet, Kushi heq përgjegjësinë nga vetja

Krizë për mësues dhe pagat e pedagogëve/ Boçi dhe

Në Komisionit e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik u diskutua për buxhetin që ka përcaktuar qeveria për arsimin. Deputeti i opozitës Luçiano Boçi vuri theksin te mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit. Ai nënvizoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër për shkak të mungesës së paketave financiare.

“Duhen 8 vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për 10 vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish. Pas 10 viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie  dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtour degët për mësuesit e rinj. Merrni ekselentët. Shihni pagat për pedagogët sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështjen financiare për ta", tha Boçi.

Shqetësimin e pagave e ngriti dhe kryetari i këtij komisioni Agron Gjekmarkaj. Ai tha se pagat janë të ulëta, ndërsa kërkoi që të jetë të paktën sa në Kosovë.

Gjekmarkaj i tha ministres së Arsimit Evis Kushi se pedagogët nuk mund të blejnë as libra me rogën që marrin. Demokrati mori shembullin e tij, ndërsa tha se para se të hynte në politikë bënte dy-tre punë.

"Meqenëse vijmë nga një ambient i përbashkët që është mjedisi universitar, dikur duhet të kemi patur një shqetësim të përbashkët, mbi rrogat e pedagogëve. Kam pritur që ju vetë do të investoheshit më shumë në këtë, rrogat e pedagogëve janë të vogla, referencë së paku duhet të ishte Kosova. Ju e dini shumë mirë që me aq pak nuk blen dot libra.

Për të bërë konferenca ndërkombëtare dhe për të udhëtuar për një pedagogë është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur. Do të duhet të bëjnë nga dy tre punë dhe kur bën nga dy tre punë bie cilësia e mësimdhënies. Jam detyruar vetë të bëj dy tre punë, përpara se të vija këtu. Ky është një problem që pedagogët presin shumë më tepër", tha Gjekmarkaj.

Referuar shqetësimit për pagat, Kushi e pranoi, por ia la "topin" univeristeteve. Ajo tha se me ligjin e ri kjo është kompetencë e tyre.

"Atëherë për pagat e pedagogëve dhe unë e ndaj shqetësimin me ju, por me ligjin e ri të Arsimit të Lartë përmes autonomisë institucionale u jep të drejtën universiteteve që të rrisin pagat dhe shpërblimin për pedagogët nëpërmjet senateve akademike", deklaroi Kushi.

Të fundit