Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Kronikë e belasë së ministrave me burrat dhe krapi në mes si dilemë historike!

Nga Agron Gjekmarkaj
Gruaja fut shejtanin në shishe, thotë një proverb, por ministret tona medet, jo nuk ia dalin, hynë në shishen e burrave, thotë ai i bekuar Salianj.
Dikur të gjorat gjenin burrë, siç e ka thënë Zoti vetë me gojë, siç burrat gra. Disa ishin vajza normale e gjetën burra normalë, disa edhe pse normale, gjeten çamarrokë me vese e me ndonje lek.
Ata nuk e kursyen paranë në ditë të zezë dhe një ditë gratë e panë veten ministre, burrat u ndjenë mirë.
Dikur thonin parja e bardhe në ditë të zezë, tani ta shtojmë paren e zezë per ditë të bardha. Kur e zgjedh burrin per qejf, nuk bën t’ia thyesh zemrën.
Tahmaja shtohej, diku prona, diku tendera, diku emerime, ndoj allishverish tjeter, bereqet, bereqet, tërmet, tërmet vikat Damua!!
Ndonjë humbi vite më parë postin se burri shfaqej si qerrata në faj, ndonjë se teper çapken, të tjera mund të ikin se ai nuk mban nervat me vartesit e gruas se nxjerr biçakun, i fut një thikë në ije dhe një në prapanicë aq sa aktualizohet shumë thënia 'o zot ruana b….nga burri i shefes'! Tani duhet vrapuar tek Sigal per të siguruar të prapmen si zonë ekskluzive more të uruar.
Ndonjë bën sekserin poshte e perpjete dhe nga frika e pergjimeve i shkruan shifrat neper letra dhe i djeg me çakmak dhe pjesen tjeter te komunikimit e bën me gishta e me mimikë si cjap buzëprerë!
Ç’kohëra more aman, ç’kohëra. Më mirë mos të kesh burrë fare si ka ardhë stina e moti. Të mendohesh gjatë kur martohesh! Ta shtrëngosh mirë fiqirin! T'i thuash rradakes përqendrohu!
Tani e tutje Babo terbieti ishallah nuk do ndaloje martesat për ato që duan të bëjnë karrierë dhe do japë urdhër që të ndahen ato që duan ta vazhdojnë atë!!
Qeveria ka rëndësi, paraja, jo dënglat sentimentale prej mikroborgjezësh.
Familjet e pushtetit e kanë të madhe ngasjen dreqërit, të tjerët jetimë!
Pardje një nga enigmat e mëdha që trazonin shqiptarët nder dekada u duk sikur u shua krejt si thëngjilli nën furinë e argumentit si ujë.
Por iluzion paskësh qenë, befas pas tulatjes së parë, ajo u ndez përsëri si një debat intelektual, politik, gastronomik, biologjik me përmasa tragjike mes eksponentëve të mazhorancës.
Zëvendëskryeministrja Belinda nga Ulëza e shoqëruar nga Tezja e partisë, e cila e ndiqte me admirim dhe gëzim, e gatshmë të llapashitej vete në ujë për të kapur ndonjë shprazi gezueshëm mbi “Botën shqiptare” lajmin se krapi i Ulzës është ku e ku më i mirë se krapi i Shkodrës. Ajo tha që ai është edhe gjellë edhe mish. Nën kujdesin e partisë do bëhet më i gjatë se Ulsiu dhe më i mençur se Shalsi. I brumosur me idealet tona ai do te jete solidar, social, socialist dhe i thekur majtist. Tezja u mallëngjye. Mes ngashërimit tha ta duam si shok partie! Dhe kur të ngrohemi pranë zjarrit të jugut mejtimet tona tek ky krap safi të përqendrohen!
Ky ishte një përfundim historik nga ana e saj, por në Shkodër lajmi u përjetua si shpallje lufte. Krenaria e qytetit të vjeter u shkryth. Vetë Mamica alias “Madonna di Scutari”, u kreshpërua, u mvrenjt, mrroli vetullat dhe zjarr i dha zemërimit. Si guxueka ajo që karasin krapin kinez ta krahasoje me atë që është këtu që kur keto troje u sajuan! Ai levend krap ushqeu Teuten, Gentin, Balshajt, Venecianet, Karahamahmutin, Ditmirin, Ilir Beqen dhe Benetin ! Tjeter çka natyra vetë perpoq tjeter shumimi artficial, ja per shembull ne pranë Babos u rritem bio jo si shtogu në meze. Shihni ata pranë Muços si rasat”.
Ky debat duket si një shperthim berthamor në gjirin e mazhorances ku e ku me i forte se denoncimi i Gaz Bardhit, reportazhi i Rai 3, Drejtorët me 5 dhe ata pa numer. Mbrëmë naten Babua mblodhi shtatmadhorinë e tij dhe caktoi një komision të përbërë nga Mete, Nikoqiri, Etjeni, Gonxhe dhe Klosi të cileve u la detyrë që të hanë krap çdo ditë per tre muaj, një ditë nga i Shkodres një tjeter nga i Ulzes, ta hanë ngadalë e me shije, të rrinë shtrember e të flasin drejt dhe mos të nguten në konkluzione të shpejtuara.
Një komision i posaçem në udheheqjen e Kostes së Gramozit e Lindites, do regjistrojë gromësimat, kohëzgjatjen e tyre, duhmën dhe acidet që shpërndan. Ai në fund do ju dhurojë librin e tij të ri “mbi mireqënien sociale”. Do varin turinjtë se helbete librat u shkaktojnë të kruara e kollitje, po ai citon Babo rilindasin dhe “dritë e diturisë përpara do na shpjerë” e ata ulin kokën.
Babua, virani, këshilloi gjithsesi mirë është mos të shpallet superior njëri krap nga tjetri, por të vihet theksi tek e ndryshmja si vlere e gjithësecilit që konflikti të shmanget, për aksh arsye ha të Shkodrës, për të tjera të Ulëzës. Qerratenj burra, qerrata krap, qerratesha dilema e maraze!
( Analize satirike)
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58