Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kronikë, ëndrra e Linditës dhe plane të tjera po kaq delikate!

Nga Agron Gjekmarkaj
Lindita nuk kishte bërë gjumë të paqtë!
Afër sabahut një ëndërr e kishte trishtuar sa nuk thuhet aty për aty, por më vonë mund ti dalë për hajër. Ishte ngritur brof dhe kishte nxjerrë kokën jashtë dritares që të mbushej me frymë.
Të zbardhurit e drites kishte pritur e pothuaj me rëndje ia kishte behur në zyrë. Me nxitim kishte thirrur “tre musketieret”, Jonën, Kostaqin dhe Gencin. Nuk dinte si t’ia fillonte dhe një heshtje si lumë pa urë po e ndante prej tyre.
Ata të gjithe po shkurtoheshin , mblidheshin e bëheshin grusht sa Kosta. Më në fund foli: “Pashë në ëndërr se Babua me tha nuk do të shkel më në Kuvend, dhe lanet do ju bëj të gjithëve, në gjumë me ra të fikët”….! Jona ia kishte dhënë kujes me lebeti. Genci që nuk kishte dëshirë edhe aq të qante, i tha mos bëj kështu, aman, se na preke, por në fund u dorëzua, qau e ulëriti dhe ai sa e tundi.
Kostaqi, ndryshe nga dy të parët, nuk e dha veten, por e mbajti dhimbjen përbrenda, qante me mimikë dhe pa zë, si në filmat e viteve 20, mekej, që dhimbja të shprehej e qartë, por të mos i dilte vaji si zhurmë marmite e prishur.
Lindita për një çast nuk kishte kuptuar ç’po ndodhte, por shpejt e kishte mbledhur veten! “Pushoni more shkanduj, kishte bërtitur, se ëndrrat i kam të kundërta në realitet. I bie që Babo do vijë në seancën me të afert! Ndaj erdha shpejt, të sjell myzhdenë, por e tromaksur nuk e mblodha vetën”.
Lotët u thanë, fytyrat qeshën e buisën nga gazi, hareja feksi; u lumturuan të katërt, aq sa zyra nuk e mbante gëzimin, i cili sulmoi korridoret e godinës së stërmadhe të Kuvendit. Si kujtim i trishtimit të thellë mbenë vetem fytyrat e muhavitura, të fryra e të buçatura.
“Tani duhet një plan, tha Genci dhe do e bëj unë që mos ta japim sihariqin pa ndodhur mrekullia. Madje që i vogël doja t’i ngjaja Belul Gjonomadhit tek “Dimri i madh” dhe “Ballë për ballë”, ruante bazën natën me dyfek, mos na e merrnin rusët, them të marr një karabinë vetëmbushëse “Simonov”, model 56, dhe të shkoj herët të bëj roje se kurrë nuk i dihet!” Kosta e shikonte pa folur. “Më duket se më shumë i ngjan Belul Gjeraqinës.”, mendoi.
“Qyqja tha Lindita, ju tepelenasit te pushkët e keni mendjen, të na akuzojë opozita për terror, Babon e ruan dashuria e vegjëlisë, ti merr një biçak a një pale llastiqe për vetëmbrojtje e aq!”
“Na rezulton që planet i bëjnë grekërit në histori, tha Jona, ata fusin kalin ku s’ta pret mendja, ndaj nderi dhe përgjegjësia i takon Kostaqit të Gramozit dhe Linditës, e pe si qau, veç me muskuj, pa zukama, tani po ashtu qesh butë pa kukurima! Të këpuste shpirtin, por të kursente drithërimën, jo si ne që e shndërruam në lëndinë lotësh. Tani të mbush me dritë”!
Kostaqi u dënd me frymë! Filloi të zbërthente planin strategjiko-taktik:
“mendoj, tha, se ditën e hënë në mëngjes unë dhe Genci të shkojmë rreth e qark Kuvendit të veshur si punëtorë komunaleje. Gencin ta lëme aty si pemë se i gjatë helbete, thjesht i vëmë ca degë artificiale jeshile anash. Lopë nuk baresin asaj ane që të rrezikojnë ta kafshojnë. Ndërsa vetë, po me kamuflazh. do ngjitem në pishën më të lartë dhe do vrojtoj ! Kush e sheh i pari, fishkëllen viu viu viu, heq xhaketën dhe bën me shenjë, duke e rrotulluar në ajër! Nëse nuk kuptohemi, ti Genci merr një biçikletë bianchi të lenë si rastësisht ndanẽ një rrapi dhe vrapon t’i japësh lajmin Jonës te dera, e cila thërret motrani e shoqeni. Ato të dalin e të fillojnë festën në shkallë! E ndezin vetë se kanë eksperiencë. Garda i ze gojën atyre të paudheve Kryezevendes Liderit Muli se buçet ai, dhe Liderit në perspektive Gaz Bardhit, që të mos llapë nga ato që të prishin gjakun !! Apo atij Salianjit që është më i zi se dreqi i duhet sajuar diçka.
Ftohet edhe Gjekmarkaj se atë e gënjejmë me pak se atij qerratait i pëlqejnë skenat surreale, të rrijë tek karakolli i rojeve që të ndjekë eventin për kronikën, se kushedi ç’kujton se me të ndryshon Boten, mileti bën lek ai shkruan gjepura?!”! Gjonçaj sikur doli nga kllapia “po të bënte lek nuk shkruan kroniken” e tha si maksimë.
Lindita menjëherë u bë me humor të mirë. “Vërtet këto tre vite jeni lodhur, keni hequr të zitë e ullirit, po me kaq e keni hallall rrogën, madje jam pishmane që nuk ju kam dhënë asnjë shtesë page, dhe nga një buzëqeshje prej Babos, qoftë edhe nga larg. Genci tha nga afër do qe më mirë dhe ajo shtesa punë bën ! Po Jona ia priti, do dhe nga afër ti, nuk thua shyqyr se deputeteve nuk u flet fare. Kosta miratoi me një gjest, tërheqje vetullash dhe hapje krahësh! Kostaqit po i ëndej ekspozimi i planit! Në shkallë të shfaqet dueti Etilda -Ismet Beqiri tek këndojnë “një luan ka sot bota, hëm Azia hëm Europa”. ( shenim i autorit, Ismeti thote si duhet do bëjmë prokopi, eleganca e formes me fuqinë e tabanit popullor bashkë)
Dilua t’i shoqerojë me firzamonikë, si dikur në të ri në vatër të kulturës zefiri. Toni të shpërndaje bekime e të hedhë sheqer e petale trendafili, si në dasem. Lot gezimi do ketë, aty Laerti bën të veten, i mbledh. Bora të pllaqurisë duart, por Ogi t’i rrijë afër për ta mbajtur nën zap se gezimi të punon qindin. Se Ogi dhe e teperta s’kane asgjë të përbashket, Ogi dhe masa po, janë një.
Mamica të verë një banderolë në hyrje “Po vjen si pëllumb i shkruar, të shpëtojë Kuvendin e uzurpuar” ose tek e fundit të kërcejë si në Milano po kushedi si na reagon Nallbati, na luan nga fiqiri?!
Të gjithë ata që ndihen të pasigurtë për mandatin tjetër, t’i puthin gomat e makinës sapo të ndalet!! “Mjaft de mjaft, e ndërpreu Lindita, le t’ia lemë spontanitetit, megjithëse e kam shumë të vështirë të mendoj pse edhe ata dinsëzet e Opozitës, që iu plaçin sytë, nuk e kanë festë si ne?! Ukubetërit me prishin terezinë me prishin”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38