Flash News

Ditari i Opozitës

‘Kryebashkiak i krimit’/ Qytetarët e Shkodrës vendosin pankarta në muret e bashkisë dhe marshojnë në pedonale

‘Kryebashkiak i krimit’/ Qytetarët e Shkodrës vendosin

Qytetarët e Shkodrës kanë nisur një marshim proteste në shenjë solidariteti për viktimat e atentatit të ndodhur më 30 tetor në fshatin Dobraç, ku tre persona humbën jetën.

Grumbullimi i protestuesve filloi para bashkisë dhe u zhvendos në pedonalen e qytetit, ku ata vendosën pankarta me mesazhe të ndryshme në muret e bashkisë. Banderola kryesore kishte mesazhin "Qytetnimi asht ma i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim".

Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit.

Një nga pankartat e shfaqura kishte edhe fotografinë e Becit, e shoqëruar me mbishkrimin "Kryebashkiak i krimit". Në këtë marshim, i organizuar nga opozita, morën pjesë edhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

 

‘Kryebashkiak i krimit’/ Qytetarët e Shkodrës vendosin‘Kryebashkiak i krimit’/ Qytetarët e Shkodrës vendosin‘Kryebashkiak i krimit’/ Qytetarët e Shkodrës vendosin‘Kryebashkiak i krimit’/ Qytetarët e Shkodrës vendosin

Të fundit