Flash News

Ditari i Opozitës

Kryebashkiaku i ri i Pukës: Administrata dhe shteti ishin vënë në funksion të blerjes së votës

Kryebashkiaku i ri i Pukës: Administrata dhe shteti ishin vënë

Kryebashkiaku i ri i Pukës, Rrok Dodaj i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, është shprehur se, beteja për votën ka qenë e vështirë pasi përballë kishin një makineri shtetërore që ishte vënë në funksion të blerjes së votës.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Dodaj ka thënë se e kanë treguar me fakte konkrete blerjen e votës.

‘Është e kuptueshme që fushata nuk ishte e lehtë për tu bërë, me një makineri shteti, me një administratë që ishte vënë në funksion të dhunimit të votës së lirë.

Komplet administrata e bashkisë me administratorë, me punonjës të shtetit, me këshilltarë, me patronazhista kanë qenë në dispozicion të blerjes së votës.

E kemi treguar me fakte konkrete blerjen e votës në Pukë’, tha Dodaj.

Të fundit