Flash News

Ditari i Opozitës

"Kryebashkiaku në ikje i PS betonizoi Beratin", Meta: Më 14 maj bashkia do t’u kthehet qytetarëve

"Kryebashkiaku në ikje i PS betonizoi Beratin", Meta: Më 14

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se kryebashkiaku i Partisë Socialiste, Ervin Demo ka betonizuar Beratin.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se më 14 maj kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili do t’ua kthejë bashkinë qytetarëve të Beratit.

Sa më shumë krime zgjedhore kryen kryebashkiaku në ikje, aq më shumë rritet fryma e Ndëshkimit për ata që përmbytën me beton Qytetin muze të UNESCO-s, krenari kombëtare e trashëgimisë tonë kulturore.

Edhe dy ditë dhe Dr. Zija Ismaili kurorëzohet si Kryebashkiaku i Beratit dhe ua kthen bashkinë të gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Beratit tonë.”, shkruan Meta.

Të fundit