Flash News

Ditari i Opozitës

Kryebashkiaku i PD në takimin me Ramën: Nuk ka ndasi politike para interesave të qytetarëve

Kryebashkiaku i PD në takimin me Ramën: Nuk ka ndasi politike para

Kryeministri Edi Rama thirri sot mbledhjen e qeverisë në qytetin e Shkodrës ku të pranishëm ishin edhe kryebashkiakët e vendit, përfshirë edhe 6 kryetarët e zgjedhur nga opozita.

Ndërsa këta të fundit prezantuan projektet e tyre dhe kërkuar nga qeveria financim për to, kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja tha për mediat se ishte i pranishëm në takim për interesin qytetar.  

“Ishim në mbledhjen e përbashkët të 61 kryetarëve të bashkive dhe qeverisë, për të bashkërenduar punën dhe për ti shërbyer komunitetit që na ka zgjedhë.

Besoj se edhe kolegët e mi, nuk kemi ndasi politike kur vjen puna për interesat e qytetarëve. Ndasitë politike i kemi treguar në 14 maj se kush jemi dhe çfarë qëndrimi kemi mbajtur.

Nuk besoj se është ndonjë çudi që ne ishim sot këtu.

Ne kishim kërkesat tona për zonat tona. Ato i shqyrtuan dhe i panë, tani nuk e dimë se sa qeveria do të reagojë për këto.

Garanci u dha se do të trajtoheshim të barabartë, por veprat do ta tregojnë se sa do bëhet”, tha kryebashkiaku i Kavajës.

 

Të fundit