Flash News

Ditari i Opozitës

Kryedemokrati urdhëroi zgjedhje në LDGSH, reagon Vokshi: Vendim arbitrar dhe uzurpues. Tregon si e njoftoi Basha

Kryedemokrati urdhëroi zgjedhje në LDGSH, reagon Vokshi: Vendim

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi ka reaguar pasi kryedemokrati Lulzim Basha urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja për këtë strukturë të partisë.

Vokshi bën me dije se Basha e ka telefonuar ditën e sotme dhe e ka njohur me vendimin që ka marrë. Ajo e cilëson qesharake mënyrën e dhënies së këtij lajmi.

"Kryetari i PD-së Lulzim Basha më informoi sot se ai ka vendosur të fillojë nje proces të zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Ai më informoi, me anë të një telefonate, edhe se ka vendosur që zgjedhja e kryetares së forumit të bëhet me një anëtar një votë", shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Kjo e fundit e konsideron vendimin e Bashës dhunim arrogant të punës së strukurave dhe anëtareve të LDG, ndërsa shton se ka shkelur statutin. Ajo rendit argumetat pse vendimi i Bashës nuk është i drejtë.

1. Ndërhyrja e kryetarit të PD, duke krijuar procedura sipas dëshirës së tij dhe në shkelje të statutit të LDGSH, janë një dhunim arrogant i punës së strukurave dhe anëtareve të LDG.

2. Informoj publikun se LDGSH është në përfundim të procesit të anëtarësimeve, organizimit dhe zgjedhjes bazuar në Statutin e LDGSH. Janë zgjedhur drejtueset lokale të forumit të gruas, në mbi 600 grupseksione me parimin një anëtar një votë dhe në 74 degë. Pjesë vijuese e këtij procesi është gara për zgjedhjen e drejtueseve të LDG.

3. Zgjedhjet në LDG organizohen nga vetë forumi, sipas përcaktimeve statutore. As kryetari i PD-së, dhe asnjë komision zgjedhor i ngritur prej tij nuk mund të kenë rol në vendim-marrjen dhe menaxhimin e procesit. Drejtimi dhe vendim-marrja e forumit janë krejtësisht të shkëputura nga ato të Partisë. Asnjë drejtues i PD-së nuk ka rol në vendim-marrjen e LDG-së.

Sipas Vokshit, Basha ka qëllim të vetëm që të zhbëjë procesin e deritanishëm të zgjedhjeve brenda LDG-së dhe të vendosë nën kontroll këtë forum. Ajo shton se veprimi i krydemokratit dëshmon braktisjen e anëtarësisë dhe e grave demokrate.

"Qëllimi i vendimit është të shbëjë të gjithë procesin e deritanishëm të zgjedhjeve brenda LDG-së dhe të vërë nën kontroll të tij edhe forumin e gruas së PD, duke shpërfillur jo vetëm statutin, por edhe kontributin e mbi 10 mijë grave që morën pjesë në zgjedhjet e brendshme në LDGSH.

Veprimi i tij është braktisje e rëndë e anëtarësisë dhe e grave demokrate. Zoti Basha fatkeqësisht tani nuk i takon, nuk i pyet, nuk u merr mendim demokrateve e demokratëve për asgjë", shton Vokshi.

Vendimi i Bashës për zgjedhje të reja në FRPD dhe LDGSH janë cilësuar si hakmarrje ndaj mbështetjes që po i bëjnë demokratët "Foltores" së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të fundit