Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Kryemadhi: 25 prilli të jetë një leksion për politikanët, të tregojnë se shqiptarët dinë të ndëshkojnë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje shqiptarëve që në 25 prill t’u japin një mësim të mirë të gjithë politikanëve, për të treguar që dinë të ndëshkojnë, por edhe të vlerësojnë.
Gjatë një takimi me banorët e Bradasheshit, Kryemadhi tha se një nga problemet që ka sot vendi është se Shqipëri po plaket me ritëm të jashtëzakonshëm dhe çdo gjë po shkon drejt marxhinalizimit apo bllokimit të hapësirave.
“Unë them që ne i kemi shanset dhe mundësitë për të krijuar hapësira për të rinjtë dhe të rejat. Për të gjithë e kemi mundësinë, por duke i dhënë shansin të rinjve dhe të rejave, për të pasur një arsim më të mirë, do të kemi mundësi punësimi, mundësi të skemës së kontributeve, në mënyrë të tillë që edhe pensionistëve t’u japim pensione më të larta. Sepse një nga problemet sot është që Shqipëri po plaket me një ritëm të jashtëzakonshëm. Para disa vitesh ne kishim 67 mijë lindje në vit, sot kemi rreth 28 mijë. Pra po shkojmë më shumë se përgjysmimit të lindjeve. Çfarë do të thotë? Do të thotë që Shqipëria po plaket shpejt e më shpejt dhe çdo gjë po shkon drejt marxhinalizimit apo bllokimit të hapësirave.
Është shumë e rëndësishme që ne të punojmë çdo ditë nga 10 minuta. Unë jam e gatshme për të qenë në çdo zonë të Bradasheshit, në çdo shtëpi për të komunikuar. Sigurisht që kemi edhe ne kusuret tona, por vetëm duke i pranuar gabimet, nuk do i bëjmë më ato, por do krijojmë hapësira të reja për më shumë. Nganjëherë kemi tentuar për të bërë politikë të madhe në këto institucionet e mëdha dhe flasim për demokracinë, por kemi harruar demokracinë më të rëndësishme, që duhet të ketë çdo deputet dhe politikan: që t’i shërbejë qytetarëve, t’i shërbejë votuesve të vet. Por mendoj që 25 prilli të jetë një mësim i mirë për të gjithë politikanët për të treguar që shqiptarët dinë të ndëshkojnë, por edhe dinë të vlerësojnë”, u shpreh Kryemadhi gjatë një takimi me banorët e Bradasheshit.