Flash News


Ditari i Opozitës

Kryemadhi, 5 orë në SPAK: Lobimi dhe hetimi pasuror janë një çështje

Kryemadhi, 5 orë në SPAK: Lobimi dhe hetimi pasuror janë një

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas daljes nga SPAK ka dhënë një komunikim për mediat.

Meta gjuhë të ashpër ndaj SPAK, keni ju besim te ky institucion?

Kryemadhi: Vazhdoj t’i qëndroj cdo deklarate time, lidhur me reformën dhe sistemin në drejtësi. Vazhdoj t’i qëndroj dhe nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë as sistemin ku jetojmë dhe punojmë.

Nëse do të sfidoja, nuk do të isha në deputetet e pakta që ka dorëzuar 6 padi për inceneratorët.

Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike. Prokurorët do të bëjnë punën e tyre.

Ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK.

 

Të fundit