Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: 50% e GDP-së është informale, gati 1.5 mld euro i vidhen Buxhetit të Shtetit nga oligarkët

Kryemadhi: 50% e GDP-së është informale, gati 1.5 mld euro i
Foto gjatë takimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur ditën sot me gratë në njësinë nr.5 në kryeqytet. Kryemadhi tha se formalizimi i ekonomisë është i rëndësishëm.

"Formalizimi i ekonomisë në Shqipëri është i domosdoshëm, sepse ne hyjmë tek vendet, që këtë informalitet ekonomik e kemi para, të cilën shqiptarët e paguajnë të tërë. Sipas statistikave të raportit të CIA-s, është shumë e thjeshtë, 5 miliard është i gjithë GDP-ja e Shqipërisë, 50 për qind e të cilës është informalitet, që do të thotë që gati 1.5 miliard euro i vidhen buxhetit të shtetit nga oligarkët", tha Kryemadhi.

Ajo u ndal edhe te një prej pikave të programit të LSI-së që është "nga bebja në bebe".

"Por, nëse ne u themi të rinjve që me programin tonë ‘Nga bebja në bebe’, në qoftë se ai do të lindë një fëmijë dhe kur ai të krijojë familje do të ketë 25 mijë dollarë nga bashkëshortja dhe 25 mijë të tjera do ti ketë të vetat, ai ka një buxhet me të cilin mund të fillojë jetën nga fillimi", shtoi Kryemadhi.

Kjo e fundit tha se programi i LSI-së që ka në përmbajtje pesë pikë kryesore është lehetësisht i realizueshëm. Sa i përket gjendjes aktuale të ekonomisë, Kryemadhi bëri fajtore qeverinë.

Të fundit