Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi akuzë për marrëveshje të fshehtë: LSI-së iu mohua mandati në Durrës, qeveria bashkëpunoi me shtojcën në opozitë

Kryemadhi akuzë për marrëveshje të fshehtë: LSI-së

Ndalesa e radhës e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë Durrësi. Ajo po zhvillon takime me strukturat në të gjithë vendin për një analizë të 25 prillit, ku LSI arriti të merrte vetëm katër mandate.

Kryemadhi ka hedhur akuza se LSI-së iu mohua mandati që i kishin dhënë qytetarët e Durrësit për shkak të një marrëveshjeje të fshehtë mes qeverisë dhe PD.

Gjithashtu ka shtuar se LSI po ringrihet më e fortë nga 25 prilli, duke shtuar se misioni i kësaj partie vazhdon.

"Mandati i përfaqësimit në Kuvend, edhe pse ishte shprehur qartë nga qytetarët në kutitë e votimit, i'u mohua LSI-së në Durrës prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit, që ekzistonte mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar.

Kjo është bërë e dukshme para, gjatë votimit, si dhe në çdo tavolinë të numërimit, ku interesi primar i bandës së inceneratorëve qeveri-opozitë, ishte mandati i kryeministrit në Durrës dhe vijimi i mandatit qeverisës", ka thënë Kryemadhi.

Të fundit