Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi analizë nga Fieri: Ky moment është një pikë kthese për LSI-në

Kryemadhi analizë nga Fieri: Ky moment është një pikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë në qytetin e Fierit për një analizë paszgjedhore. Në takimin me strukturat e kësaj dege, ajo ka thënë se kontakti me qytetarët mbetet i rëndësishëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se ky moment është një pikë kthese për LSI-në, në mënyrë që të ringrihet në lartësinë e detyrës së ngarkuar.

Një tjetër arsye që Kryemadhi nënvizon se përse duhet të forcohet LSI është përfaqësimi i ëndërrave dhe nevojave të brezit të ri.

"Për ne kontakti me njerëzit mbetet i vazhdueshëm, me përgjegjësi edhe më të shtuara pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Si në qarqet e tjera, analiza e rezultatit të fushatës për Fierin përmban shumë faktorë, që dita ditës bëhen më të qartë për çdo qytetar, opozitar dhe mbështetës të LSI.

Ky moment është një pikë kthese për forcën tonë politike, që të ringrihet më e fortë në lartësinë e detyrës së ngarkuar nga qindra mijëra votuesit e saj në 25 Prill, si dhe për të përfaqësuar ëndrrat dhe nevojat e brezit të ri, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale", shkruan ajo në rrjetet sociale.

Të fundit