Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Kryemadhi ankimon sekuestrimin e 2 vilave: Nuk do të jem në protestën e 6 dhjetorit
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar në GJKKO sekuestrimin e 2 vilave te ‘Kodra e Diellit’.
“Nuk kemi shpresë nga Gjykata e Apelit. Shikojmë presion haptazi nga SPAK ndaj gjyqtarëve të Apelit. Do e cojmë në Strasburg”, u shpreh ajo.
Ndërkohë e pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga Presidenti i Partisë së Lirisë, ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë në protestën e 6 dhjetorit para SPAK.
“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi.