Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi apel SPAK: Pse nuk janë sekuestruar Inceneratori i Tiranës dhe Fierit, zhvillojnë aktivitet financiar me kompani fiktive

Kryemadhi apel SPAK: Pse nuk janë sekuestruar Inceneratori i Tiranës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të sekuestrohet Inceneratori i Tiranës dhe Fierit, ashtu siç ndodhi me Albtek Energy dhe ITS të Inceneratorit të Elbasanit.

Sipas Kryemadhit në një postim në Facebook, kjo gjë duhet të ndodhë sa më parë pasi ata kanë zhvilluar aktivitet financiar me kompani fiktive.

“Pse nuk janë sekuestruar Inceneratori i Tiranës dhe Fierit, ashtu siç është sekuestruar Albtek Energy dhe ITS të Inceneratorit të Elbasanit?

SPAK kreu një punë shumë të mirë në fund të vitit 2021, duke vendosur sekuestro preventive mbi kompanitë në administrim të Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dyshuar në lidhje me rastin e inceneratorit të Elbasanit, për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Albtek Energy dhe ITS, kanë zhvilluar aktivitet financiar me kompani fiktive, të krijuara nga Ish Ministri i Mjedisit Koka dhe njerëz të lidhur me të, për të grabitur paratë e qytetarëve.

Mirëpo, të njejtat kompani fiktive kanë ndërvepruar edhe me Inceneratorët e Tiranës dhe Fierit. koha nuk premton dhe duhet vepruar sa më shpejt, për të shpëtuar sa më shumë nga taksat e qytetarëve”, shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi apel SPAK: Pse nuk janë sekuestruar Inceneratori i Tiranës

Të fundit