Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Basha shiti kauzat në 25 prill si në tregun e gjësë së gjallë

Kryemadhi: Basha shiti kauzat në 25 prill si në tregun e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi ish kreun e PD, Lulzim Basha se tradhtoi kauzat e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen me delegatët e Tiranës të Konventës Kombëtare, Kryemadhi tha se LSI është sot e qartë për tradhtinë e madhe që pësoi opozitarizmi shqiptar.

Kryemadhi: Është një kënaqësi e veçantë për mua, që të vijmë në këtë takim së bashku, gati 1 vit prej zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit dhe pas një periudhe të gjatë, disa mujore reflektimi për situatën e krijuar nga ato zgjedhje.

Jemi shumë herë më të qartë sot, për tradhtinë e madhe që pësoi opozitarizmi shqiptar, nga ai që ndonëse i veshur me kostumin e kryeopozitarit të paepur, në fakt kishte shitur kauzat, e kishte tregtuar shpresën për ndryshimin e Shqipërisë dhe qeverisjes së saj, sikur të ishte besimi i shqiptarëve, një gjë që mund të shitej “lirë” në tregun e gjësë së gjallë.

Kemi kuptuar qartë edhe anët e dobëta tona.

Nevojën për rritjen e nivelit të organizimit, që duhet të kishim treguar në Prill 2021, për të arritur që besimin që shqiptarët kishin ndaj LSI dhe kandidatëve tanë, ashtu siç tregonin informatat dhe sondazhet e brendshme, ta përkthenim në mbështetje reale në kutitë e votimit.

E megjithëse prezenca në parlament është sot modeste, LSI paraqet me peshën e saj elektorale të 25 Prillit, një superfuqi përcaktuese për drejtimin e Bashkive dhe Këshillave Bashkikë në zgjedhjet e radhës lokale, që do të mbahen 1 vit prej sot.

 

Të fundit