Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Berisha e Meta votohen më shumë se të rinjtë, e tregoi 6 marsi

Kryemadhi: Berisha e Meta votohen më shumë se të rinjtë, e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit treguan qartë se kush është opozita e vërtetë.

E ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Kryemadhi thotë se qytetarëve iu dha mundësia për të pasur njerëz të rinj, por nuk i votuan, duke shkuar drejt Metës e Berishës.

"Nuk them ristrukturim vetëm në njerëz, por edhe në ide. Mungesa e alternativave, ideve, është një nga problemet kryesore që kemi si klasë politike. Shtatori do unifikojë shumë gjëra të përbashkëta në opozitarizmin e ardhshëm.
Duam t’i largojmë ndonjëherë njerëzit se janë të vjetër dhe sjellim të rinj që janë shumë më të këqij se të vjetrit, se shesin kauzat politike për interesa politike apo mendimi sipërfaqësor në ngritjen e problematikave.

Kthimi i Berishës, edhe po të mos besojmë Kuvendin e 11 dhjetorin, shkojmë tek 6 marsi tregoi qartë për opozitën dhe mbështetjen”, u shpreh Kryemadhi.

 

 

 

Të fundit