Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe te Ndragheta

Kryemadhi: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe te Ndragheta
Foto nga takimi me qytetarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorët e Njësisë nr.5. Ajo tha se Buxheti i Shtetit është i përqëndruar në disa duar dhe jo të qytetarët. Kryemadhi akuzon qeverinë se nuk ka mbajtur asnjë premtim, si për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e çmimit të energjisë dhe arsimin falas.

"Sot i gjithë buxheti i shtetit shkon në 5 duar, ose tek oligarkët ose tek Ndrangheta, se nuk të ka ngelur më gjë tjetër ty. Sot nuk ka një kontratë për familjet e Kombinatit për tërmetin dhe ti ke sesi bëhen pazaret e metrave katrorë të Tiranës me mijëra euro, me mafien italiane.

Kur ndërkohë ka dalë më thes në krah, fshat më fshat të Rrogozhinës dhe Kavajës, se i mbaroi kullat në Tiranë dhe tani shkon atje, kur ndërkohë detyrimi i tij është ndaj qytetarëve të Tiranës. Po jo vetëm i atij, edhe i këtij tjetrit që e mban veten për kryeministër, i cili është në ikje, i cili ka rritur taksat, ka thënë do hap 300 mijë vende pune, nuk hapi asnjë.

Ka thënë do ul çmimin e energjisë elektrike, por jo vetëm që nuk e uli por përkundrazi e rriti. Ka thënë arsim falas, arsim falas nuk ka jo e jo, po u rriti tarifat dhe nuk kanë as laboratorë e as kërkim shkencor", tha Kryemadhi.

Kjo e fundit tha se me bizneset po veprohet me dy standarde, duke theksuar se ka sipërmarrje që nuk paguajnë dhe ato që janë të mbytura në taksa.

"Ka dy standarde për bizneset. Dikush e paguan taksën për biznes normal, dikush nuk paguan asnjë lloj takse. Ndërkohë që tek dera e biznesit të mbyt. Ka dhe një problem tjetër, ne thamë do taksojmë të pasurit, nuk do taksojmë të varfrit, por faktikisht ndodhi e kundërta", shtoi ajo.

 

Ditari politik

Të fundit