Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi depoziton në Kuvend pr.ligjin “Për statusin e deputetit”, thirrje opozitës: Të jemi kompakt

Kryemadhi depoziton në Kuvend pr.ligjin “Për statusin e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka depozituar sot në Kuvend Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Statusin e Deputetit”, që synon forcimin e rolit të deputetit dhe parlamentit në kontrollin e veprimtarisë së organeve publike.

“Kam depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për Statusin e Deputetit”, që synon forcimin e rolit të deputetit dhe parlamentit në kontrollin e veprimtarisë së organeve publike. Si deputete, vlerësoj se transparenca dhe e drejta e informimit janë thelbësore për ruajtjen e interesit publik dhe luftën kundër abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, fenomene që janë shqetësuese në administratën qëndrore dhe vendore”, tha Kryemadhi.

Ajo i bëri thirrje deputetëve të opozitës të jenë më kompakt dhe se nuk është kundër asnjë komisioni që ka transparencë.

“Nuk jam kundër asnjë komisioni. Bojkoti ka treguar se dëmton opozitën. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij për korrupsionin. Pjesëmarrja ajo jo në komision nuk i ndalon që të bëjnë punën komisionit. Se di se si është krijuar ky komision, se me kë janë konsultuar apo se cila është agjenda. Duke mos qenë transparente, lindin dyshimet mes mazhorancës dhe opozitës. Që nga djegia e mandateve apo dhe mosfutja në zgjedhje, janë pasoja e reformës në drejtësi apo dhe fushave të tjera. Të qënurit një opozitë kompakte, do të ndihmonte në procesin e një hapësire për ristrukturim të jetës politike në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

 

Të fundit