Ditari i Opozitës

Kryemadhi : Do ç'instalojmë krimin, do të thyejë hundët jo vetëm Rama

Kryemadhi : Do ç'instalojmë krimin, do të thyejë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shprehur bindjen se partia që ajo drejton do të dalë forcë e parë në Durrës.

Ajo i ka kërkuar kryesisë së këtij qarku të ndezë motorët e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi ka ashpërsuar më tej tonet, ku ka paralajmëruar "do ta ketë LSI-në në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë."

Kryemadhi ka prezantuar edhe programin e saj që lidhet me hapjen e vendeve të reja të punës dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë në Durrës.

"Jo thjesht zhvillim politik por krijimin e një zhvillimi ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës për durrsakët, krijimin e bizneseve të reja, krijimin e hapësirave që të zhvillohet Durrësi nga durrsakët dhe banorët e tij.

Të ketë mundësinë e zhvillimit e ekonomisë për të gjithë këtë vijë bregdetare, që është një nga vijat bregdetare me të gjata të çdo qyteti bregdetar, ku ka portin më të madh, i cili krijon mundësinë e punësimit për shumë njerëz.

Jo vetëm të punësimit por edhe të zhvillimit të ekonomisë e kështu me radhë, të gjitha vijnë njëra pas tjetrës", tha ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit