Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Dosja e inceneratorëve me erdhi në e-mail, jo nga struktura apo institucione shqiptar

Kryemadhi: Dosja e inceneratorëve me erdhi në e-mail, jo nga struktura

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar për herë të parë sesi i ranë në duar dokumentet e aferës së inceneratorëve.

Në një interviste për emisionin ‘Debat’ të gazetares Alba Alishani në A2 CNN, Kryemadhi tha se dokumentet i kanë ardhur në emailin e saj zyrtar dhe nuk janë gjetur nga nga burime të saj apo LSI në institucionet shqiptare. Dosja ka ardhur nga institucione që nuk kanë lidhje me asnjë strukturë të shtetit shqiptar.

Kryemadhi: Unë mendoj që ka të bëjë me njerëz që kanë dijeni të cilët në bashkëpunime me struktura të caktuara e kanë dërguar në emailin tim zyrtar. Kur e kam parë fillimisht nuk e kam kuptuar sepse kanë qenë me mijëra faqe. Nuk ka të bëjë me asnjë institucion shtetëror shqiptar është jashtë çdo institucioni shqiptar jashtë cdo strukture. 

Asnjëri nuk e merrte përsipër për ta vazhduar dhe për çuar deri në fund. Duhej dikush që të vendoste fytyrën, firmën e tij dhe emrin, sepse normal që goditja ishte fatale.

Të fundit