All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Erion Veliaj sot drejton fijet e prera të Saimir Tahirit

All - Paragraf - 1

Kryemadhi: Erion Veliaj sot drejton fijet e prera të Saimir Tahirit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kritikoi grupin parlamentar të PS-së dhe qeverinë teksa tha se përbërjen e kësaj të fundit nuk e lidh asgjë me socialistët.

All - Paragraf - 3

Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV, ajo hodhi akuza të forta për kryebashkiakun Erion Veliajn dhe Edi Ramën, duke thënë se janë bashkë në aferat e inveneratorëve, ndërsa shtoi se kryebashkiaku i Tiranës sot drejton fijet e dikurshme të Saimir Tahirit.

“Sa i përket çështjes së presidentit, kush mendon se ka një proces serioz, bëhet qesharak. Sot Kushtetuta ia lejon mazhorancës ta zgjedhë me 71 vota. Nëse mazhoranca do të kishte vullnet për të mos  e zgjedhur në mënyrë të njëanshme, le t’ia jepte popullit ta zgjidhte me referendum. Për mua neveria më e madhe është përdorimi I një grupi deputetësh, disa për karrierë apo për të qenë peng I Edi Ramës, duke u bërë fasadë dhe për të noterizuar aktet e paligjshme të Ramës.

Ne kemi sot një strukturë parlamentare ku deputetët e PS janë në rresht për një dhe nuk kanë integritetin dhe guximin për të kundërshtuar kryeministrin. Ju e mbani mend kur i kanë hedhur dekrete poshtë zotit Nano apo Meta qoftë edhe për emra ministrash. Po të shohësh, nuk ka asnjë lidhjes mes Partisë Socialiste dhe Qeverisë. Pra e gjitha është kthyer në një farsë.

Sot shembulli që mund të kundërshtojë Edi Ramën është Erion Veliaj. Sot Veliaj drejton të gjitha fijet e prera të Saimir Tahirit dikur. Qoftë për sipërfaqet e ndërtimit e të tjera” – tha Monika Kryemadhi.

Të fundit