Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Familjarë të mi janë rrëmbyer dhe intimiduar, u kanë kërkuar të japin dëshmi të rreme

Kryemadhi: Familjarë të mi janë rrëmbyer dhe intimiduar, u

Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta kur tha se SPAK ka thirrur qindra bashkëpunëtorë të saj të afërt e familjarë, të cilët janë rrëmbyer, kërcënuar e intimiduar.

Madje, ajo shton se disave prej tyre iu është kërkuar të japin dëshmi të rreme.

“Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminal në Rinas, i kanë heq lidhëset rripin dh e kanë trajtuar si një kriminel. Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, timin, analizat e mia, për ca e kërkon mjekun. Mjeku kishte numrin në kartelë, pse nuk i kanë dërguar email, duam një mesazh. Për ca e marrin mjekun si kriminel për ta intimiduar. Personin që mamaja i ka blerë shtëpinë, e ka kërkuar dhe të thotë që mi ka dhënë lekët kesh në dorë.

Personi që i kam blerë unë shtëpinë, e kanë kërcënuar 3-4 herë, e kanë fut dhe brenda me akuza të tjera për ta frikësuar. U kanë kërkuar të bëjnë deklaratat e rrema, këta mund të thonë që punojmë me metodat amerikane që provokojnë edhe ne do provojmë e do provokojmë, i kam toleruar në aspektin njerëzit për shkak të karrierës sime politike, i kam toleruar edhe për sjelljen e tyre se në fund të fundit janë ushtarët e Ramës, beteja ime nuk është Meta, para ca vitesh ishte Karaja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë, ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi, e bëjnë me zell të madh këtë gjë, beteja ime është betejë politike me Ramën dhe ata që i shërbejnë Ramës”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit