Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi fjalim para anëtarëve të PL: Mes ‘tradhtarëve’ jam edhe unë

Kryemadhi fjalim para anëtarëve të PL: Mes

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë një fjale të mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë theksoi se për këtë parti nuk është nevoja të “priten koka”.

“Shyqyr që ishte vendosur fjala meritokraci sepse kishim dy javë që dëgjonim vetëm fjalën nepotizëm dhe do të doja të dija çfarë do të thotë nepotizëm. Partia është bashkim vullnetar dhe jo përjashtim. Ky është ligji i partive politike dhe nëse ndonjë nga ju më gjen fjalën nepotizëm. Një parti politike është bashkim vullnetar dhe aty vlen meritokracia. Çështja e nepotizmit është një metodologji për të larguar njerëz që kanë kontributet e tyre.

Në një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë se sa servilizmi. Servilizmi i mbyll hapësirat. Tradhtarët në Partinë e Lirisë ku nga këta jam edhe unë një prej tyre, u kanë mbyllur dyert të rinjve dhe të rejave. Ajo që dua të theksoj është se prioritetet e Partisë së Lirisë nuk janë përjashtimet, por hapja e partisë dhe në fund të fundit edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit, sepse nuk jam e pagabueshme. Partia e Lirisë nuk ka nevojë për prerje kokash se s’ka më koka të presim. Ka nevojë për një hapësirë të re për gra dhe vajza jo që keqpërdoren.

Të fundit