Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi flet nga SPAK: Nuk pranova të përgjigjem, deklaratat do t’i bëj vetëm në gjykatë

Kryemadhi flet nga SPAK: Nuk pranova të përgjigjem, deklaratat do

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur pas daljes nga SPAK ku u paraqit për masën e vendosur “detyrim paraqitje”.

Kryemadhi tha për mediat se do të njihet me fashikujt dhe se deklaratat e saj do t’i bëjë vetëm me gjykatë.

“Do njihem edhe me fashikujt, janë të domosdoshme për t’u njohur nga ana ime, do të përballemi edhe me ekspertizën që kemi bërë unë dhe mamaja ime, është një procedurë e gjatë që kërkon durim, konsistencë dhe përfshirjen e të gjitha palëve. Nuk pranova të përgjigjem për asgjë, të gjitha deklaratat e mia do bëhen në gjykatë, do të flas vetëm në gjykatë. Nuk bëhen më në prokurori, por në gjykatë”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit